AKU kryen 226 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme, inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve, masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) ku fshihej lehtësisht data e skadencës për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.

Janë asgjësuar 34.9 ton ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar gjithashtu orientimin dhe këshillimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, në disponim të dokumentacionit të plotë për sigurinë ushqimore, si dhe zbatimin me rigorizitet të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.