AKU/ kryen 422 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme monitorimet në terren, në garantim të sigurisë ushqimore si pjesë e Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimit në Tiranë është vendosur 1 masë administrative me “paralajmërim” si dhe janë asgjësuar 26 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit. 4 masa administrative me “paralajmërim “ janë vendosur edhe në Fier, duke iu referuar mosrinovimit të librezave shëndetësore, mosrinovim të planit 3D, sistemimin korrekt të produkteve në rafteve si dhe mosrinovim të analizës së ujit.
Në Gjirokastër është bërë asgjësimi i një sasie produktesh ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, përkatësisht është bërë asgjësimi i 107.45 ton produkte ushqimore të lëngëta si: lëngje frutash, qumësht , ujë etj si dhe 19.3 ton produkte ushqimore të ngurta si: produkte brumi, patatina, kruasant, kornflakes etj

Në Elbasan janë marrë 10 mostra të mollëve të vendit dhe importit për analizim të mbetjeve pesticide.

Nga monitorimet është vërejtuar një ndërgjegjësim gjithnjë e në rritje të bizneseve ushqimore në të gjithë vendin për respektimin e të gjitha protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

AKU do të vazhdojë të jetë e pranishme në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe në mbrotje të shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.