AKU vijon inspektimet në të gjithë vendin, masa administrative me “paralajmërim”, “gjobë”, bllokim dhe asgjësim produktesh ushqimore në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë kryer edhe gjatë ditës së sotme, kontrolle zyrtare në garantim të sigurisë ushqimore në vend, si edhe monitorime kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 117 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Gjatë kontrolleve në Tiranë, janë dhënë 8 masa administrative me “paralajmërim”, është dhënë një masë administrative me “gjobë” për ushqim të pasigurtë, në vlerën e 300.000 lekëve, janë bllokuar 1.575 ton produkte ushqimore, si edhe janë asgjësuar 4.4 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Në Elbasan në një subjekt me aktivitet ruajtje-shpërndarje produktesh ushqimore, janë asgjësuar 4.3 ton produkte me kërkesë të vetë subjektit.

Fier janë marrë 5 masa admistrative me “paralajmërim” dhe në Shkodër një masë e tillë.

Bazuar në Planin për monitorimin për mbetjet e pesticideve në fruta-perime, janë marrë për t’u analizuar 39 mostra në Durrës, 10 mostra në Shkodër dhe 3 mostra material mbjellës shumëzues në Berat.

Nga trupat inspektuese vijon të konstatohet, se në të gjithë vendin në pjesën më të madhe të bizneseve ushqimore zbatohen me rigorozitet të gjitha masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje të kërkesave të legjislacionit në fuqi, është i pranishëm në të gjithë vendin, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme