AKU inspektime në të gjithë vendin, masa administrative me “paralajmërim” në Fier, Vlorë dhe Shkodër, “gjobë” dhe asgjësim produktesh në Tiranë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin për zbatimin e masave të marra, kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 140 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Gjatë inspektimit në Tiranë, është dhënë masa administrative “gjobë” në një furrë buke, pasi është konstatuar se buka tregtohej e prerë, në kundështim me aktin normativ, në vlerën e 50,000 mijë lekëve, janë dhënë 7 masa administrative “paralajmërim”, si dhe është bërë asgjësimi i 2.9 ton produkte ushqimore me kërkesën e subjektit.
Në Fier janë dhënë 3 masa administrative me “paralajmërim”, për mos rinovim të librezave të ujit, si dhe mosrinovim të planeve të dezinfektimit. 3 Masa administrative me “paralajmërim” janë dhënë edhe në Vlorë dhe 1 në Shkodër.
Në Berat, gjatë inspektimit janë marrë 20 mostra për analizim të produkteve me origjinë shtazore, ndërsa në Elbasan janë marrë 15 mostra për analizim të sallatës jeshile.

Gjatë inspektimeve në të gjithë vendin, vërehet që në pjesën më të madhe të bizneseve ushqimore, zbatohen rigorozisht masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.