Veprimtaria ditore inspektuese e AKU, mbyllet Tregu i Orizit në Vlorë për mosrespektim të masave kundër përhapjes së COVID-19, masa administrative ndaj subjekteve në Tiranë dhe Shkodër

 

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ka vijuar inspektimin e subjekteve ushqimore në garantim të sigurisë ushqimore si dhe monitorime në zbatim të masave të marra për mbrotjen nga përhapja e COVID-19.

Janë kryer 117 monitorime dhe kontrolle zyrtare,

Në Vlorë, AKU në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor ka  mbyllur Tregun e Orizit, pasi nuk respektoheshin masat e marra kundër përhapjes së COVID-19.

Ndaj një subjekti “Furre buke” në Tiranë është marrë masa administrative ‘’Gjobë’’ me vlerë 50,000 lekë për tregtim të bukës së prerë, si dhe janë dhënë 9 masa administrative “Paralajmërim”.

Në Elbasan, në subjektin me aktivitet “Import-eksport”, janë zhbllokuar 920 kg produktet e bllokuara “kungull”, pasi nga analizat e kryera kanë rezultuar konform legjilacionit në fuqi.

Në Shkodër janë marrë 2 masa administrative “Gjobë” me vlerë 60,000 lekë në një subjekt “Furrë buke” dhe “Njësi tregtimi peshku”, për moszbatim të aktit normativ dhe mosplotësim të detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.

Në Berat janë marrë 25 mostra për analizim për prani të pesticideve në fruta-perime, ndërsa në Korçë janë marrë 3 mostra.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të vazhdueshme të gjitha bizneseve ushqimore që të respektojnë me rigorozitet të gjitha masat e mara për mospërhapjen e COVID-19  si dhe do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.