AKU vijon inspektimet, në garantim të sigurisë së konsumatorëve

 

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar  subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19.

  • Janë kryer 106 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
  • Janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”.

Gjatë kryerjes së kontrolleve është vërejtur që subjektet ushqimore, disponojnë dokumentacion për sigurinë ushqimore, si dhe zbatojnë kushtet higjeno-sanitare.

Në masat e marra për mospërhapjen e COVID-19, po zbatohen me rigorozitet nga ana e subjekteve ushqimore, përdorimi i maskave, dorezave dhe  dizifektantëve gjatë shërbimit.

Bëhët në mënyrë të vazhdueshme edhe këshilimi i përfaqësuesve të subjekteve për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë vijueshmërisht në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.