AKU/ Veprimtaria ditore inspektuese, vijojnë monitorimet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore

 

AKU, kontrolle cdo ditë në terren për të garantuar sigurinë ushqimore

Gjatë ditës së sotme, trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka qenë në terren, duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorimi dhe këshillimi në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19. Veprimtaria inspektuese ditore e AKU si në vijim:

  • Janë kryer 60 monitorime dhe kontrolle zyrtare; si dhe
  • Janë marrë 4 (katër) masa administrative “Paralajmërim” dhe një subjekti i është mbyllur aktiviteti.

Në pjesën më të madhe të kontrolleve të kryera në të gjithë territorin e vendit, është vërejtur se subjektet plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, disponojnë dokumentacionin e duhur për sigurinë ushqimore, si dhe kanë pajisur personelin me masat mbrojtëse ndaj COVID-19 (maska, doreza dhe dezinfektantë).

AKU do të vijojë kontrollet, duke mos toleruar asnjë tentativë abuzimi, si dhe bashkëpunimin me këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra në mbrojte të shëndetit të të gjithëve.

Së bashku do t’ia dalim!

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.