DRAKU Lezhë vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Lezhë, vijon monitorimin e masave të marra nga ana e Operatorët e Biznesit Ushqimor pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë monitorimit të kryer në subjekte me aktivitet “Furrë buke” dhe “Njësi tregtimi fruta-perime”, ku në fokus të veçantë, përveç masave mbrojtese, ka qenë edhe abuzimi me çmimet, është kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe solidarizim në këto kohë të vështira nga ana e subjekteve, si dhe tregtimi i produktit ushqimor “bukë” në gjendje të paprerë, pasi cënon drejtpërdrejtë shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrollet dhe monitorimet e kryera u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve ishte ndërgjegjësuar dhe përdornin mjetet mbrojtëse si dorezat, maskat dhe dezinfektantët.

Gjithashtu, subjektet u këshilluan dhe u inkurajuan për të zbatuar dhe respektuar masat e marra për forcimin e higjenës dhe kontaktit mes personave, në funskion të mbrojtjes së jetës të gjithësecilit prej nesh.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.