DP i AKU monitoron nga afër zbatimin e masat parandaluese për përhapjen e COVID-19 të ndërmarra nga OBU

 

Në këto ditë të vështira, ku shëndeti dhe jeta e konsumatorëve është qëllimi kryesor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet dhe monitorimin rigoroz të të gjithë zinxhirit ushqimor,  me qëllim sigurimin e praktikave më të mira, shtimin e kujdesit dhe zbatimin e të gjitha masave të marra në vend ndaj COVID-19 (sëmundjes së Koronavirusit 2019).

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Robert Lili, monitoroi nga afër subjekte të cilat ushtrojnë aktivitetet bazike, ku krahas mbështetjes dhe përgëzimit ndaj tyre, kërkoi që forcimi dhe shtimi i masave për të garantuar sigurinë ushqimore të jetë fokus i padiskutuar.

Jeta dhe shëndeti i të gjithë konsumatorëve është qëllimi i punës së pandërprerë të AKU-së në të gjithë vendin.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme