Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (17-23 Janar).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë 👉:

  •  👨‍💼Janë realizuar 2066 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

 

  •  👨‍🔬Ndër të cilat në terren janë: 542 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 114 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 117 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 241 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jo konform❌;

 

  • 🚢🛫Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1410 ngarkesa, duke marrë 48 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,

 

  • Janë vendosur: i) 190 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 📝 masë administrative “Gjobë” me vlerë 850,000 lekë; iii) masë administrative “bllokim produkti” për 0.44 ton produkte ushqimore iv) masë administrative “asgjesim produkti” për 58.76 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, patetina, mish dhe nënprodukte mishi etj),

 

  •  Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (47 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,

 

  • Janë adresuar 9 kërkesa për notifikimin e 80 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 55 etiketa, ndërsa 25 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim,

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 10 raste denoncimi nga qytetarët👨‍👩‍👧‍👦.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.