Masat e marra nga AKU lidhur me publikimin e djeshëm nga emisioni investigativ “Stop”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon Emisionin “Stop”, që bëhet pjesë e sfidës së përbashkët për Sigurinë Ushqimore, duke trajtuar raste dhe problematika që prekin konsumatorët dhe subjektet.

Lidhur me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni “Stop” Tv Klan, AKU bën me dije trajtimin me rigorozitet të rastit si dhe masat e marra menjëherë pas publikimit:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vlerëson maksimalisht rolin e medias dhe emisioneve investigative👏 në kuadër të realizimit të misionit të saj për garantimin e sigurisë ushqimore.

Në funksion të trajtimit të rastit të publikuar ditën e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, nën vëmendjen e posaçme të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Robert Lili, janë marrë këto vendime📃:
shkarkimin nga detyra Drejtorit Rajonal Fier G. A, është pezulluar Inspektorit E.Sh. si dhe është marrë vendimi për kalimin në Komisionin Disiplinor të trupës inspektuese përfshirë dhe Inspektorët T. Sh. dhe A. A.

AKU inkurajon median vizive dhe të shkruar të shndërrohet në një partner të çmuar🤝 lidhur me çështje të sigurisë ushqimore!

👪Konsumatorët janë partnerët kryesor në arritjen e misionit të AKU-së, ndaj ftojmë të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar 👨‍💻në adresën e emailit: info@aku.gov.al dhe në numrat e telefonit☎️📞: 08007575 (pa pagesë) dhe Tel: 042254052

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit💪.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme