AKU NË BASHKËPUNIM ME INSPEKTORIATIN E MJEDISIT SARANDË, ASGJËSON PAS RIBLLOKIMIT PRODUKTET USHQIMORE TË SKADUARA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar të gjithë autoritetin e tij konform ligjit, duke siguruar koordinimin dhe bashkëveprimin me Inspektoriatin e Mjedisit, Bashkia Sarandë, për të mundësuar asgjësimin e produkteve të skaduara që u ribllokuan një ditë më parë nga AKU, ditën e sotme në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë për asgjësimin e mallrave me origjinë shtazore.
 
Shëndeti dhe interesi i konsumatorëve nuk mund të cënohen nga papërgjegjshmëria e Operatorëve të Biznesit apo strukturave të tjera, ndaj AKU mori të gjitha masat e nevojshme që produktet e skaduara prej vitesh të asgjësoheshin, duke mos kërcënuar më asnjë konsumator, jo vetëm të Sarandës, por edhe më gjerë në vend. Tashmë, falë bashkëpunimit të frytshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me institucionet e tjera ligjzbatuese, u bë i mundur asgjësimi i produkteve të ribllokuara ditën e djeshme, duke pastruar kështu tregun nga produkte të cilat përbënin rrezik serioz për Sigurinë Ushqimore.
 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë punën rigoroze për të garantuar Sigurinë Ushqimore në vend, duke mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum, si dhe duke siguruar të gjithë konsumatorët për produktet që konsumojnë.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme