AKU GJOBIT ME 5 MILION LEKË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINË USHQIMORE, USHTRONIN AKTIVITET TË PALICENCUAR DHE NË MUNGESË TË KUSHTEVE HIGJENO-SANITARE

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon edhe gjatë fundjavës kontrollet rigoroze në bar-restorante dhe magazina ushqimore në kuadër të vijimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Berat, Vlorë dhe Durrës, nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Tregti me shumicë të artikujve të ndryshëm ushqimor”, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara dhe një pjesë e madhe e produkteve (pije freskuese, ujë dhe birra) ishin vendosur në ambjentin e jashtëm të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferik dhe dëmtuesve të ndryshëm. U evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (miell) si dhe produkte të papajisuara me etiketë në gjuhën shqipe (oriz, kos frutash dhe pije energjike). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte, si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licensën përkatëse,
  2. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  4. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),
  5. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  6. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin,
  7. “Bllokimi i produkteve” me afat të kaluar përdorimi,  me qëllim asgjësimin e tyre.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Bar-Restorant” Vlorë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, si dhe nuk dispononte planin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,
  2. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP).

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Bar-Restorant” Dhërmi, Vlorë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë  për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Bar-Restorant” Ishëm, Durrës, u konstatua se ambientet e përgatitjes së ushqimeve ishin tërësisht të hapura dhe të ekspozuara ndaj pluhurave, mungonte magazina për mbajtjen e lëndës së parë, si dhe punonjësit nuk ishin të pajisur me libreza shëndetësore.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1.  “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.