AKU NDËSHKON 4 SUBJEKTE NË FIER DHE KORÇË , RESTORANT PA KUSHTE HIGJENO-SANITARE DHE MARKETE TREGTUESE TË PRODUKTE TË SKADUARA

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet e frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, ka kryer kontrolle zyrtare tek katër subjekte në Fier, Korçë dhe Pogradec, nga të cilat ka rezultuar se:

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Market Ushqimor”, Ndërmenas (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (karamele, makarona, salcë domateje, pije energjike, llokume, oriz etj).

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Market Ushqimor”, Seman (Fier), u konstatuan një sasi e konsiderueshme produktesh të skaduara (biskota, mish i grirë, gjalp, sallam, kërnacka, vaj ulliri etj).

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum human, me qëllim asgjësimin e tyre.

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Njësi tregtimi”, Pogradec, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (nuk kishte marrë masa kundër brejtësave).

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Bar-Restorant-Hotel”, Voskopojë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (ka prani të mykut në tavanin e ambientit të larjes së enëve të gatimit).

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHÊNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.