PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARISË MUJORE (15 MAJ-15 QERSHOR), NË KUADËR TË SEZONIT TURISTIK VEROR

 

Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror nëpërmjet garantimit të sigurisë ushqimore, veprimtaria e zhvilluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë periudhës 15 Maj-15 Qershor 2019 paraqitet në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

 

  • Janë realizuar 647 kontrolle zyrtare në ambjentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, nga të cilat, 570 inspektime janë të programuara sipas Planit të masave për sezonin turistik dhe 77 inspektime janë të kërkuara për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit etj;

 

  • Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, kërkesave të operatorëve të biznesit, apo rasteve kur është konkluduar se ushqimi/produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur:
  •  i) masë administrative “Bllokim produkti” për 4.8 ton (pije alkoolike dhe joalkoolike, nënprodukte të qumështit, ëmbëlsira etj)
  • dhe ii) masa administrative “Kthim në vendin e origjinës” për 48 ton produkte (lëngje frutash, pije energjike dhe kripë);

 

  • Janë marrë në total 34 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 183 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat 11 kanë rezultuar jokonform (për të cilat është vendosur asgjesim produkti ose kthim në vendin e origjinës;

 

  • Janë vendosur 317 masa administrative “Paralajmërim”, 54 masa administrative “Gjobë” me vlerë 16,090,000 lekë dhe 6 “Ndërpreje aktiviteti” të operatorit të biznesit. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e planit të vetkontrollit nga ana e subjekteve, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe, mosrealizim i detyrave të lëna etj.

 

Përsa i përket  masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe vërehet se:

 

  • Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 383 inspektime (59% e totalit të inspektimeve), janë vendosur 32 masa administrative “Gjobë” (59% e totalit të masave administrative “gjobë” të vendosura), me vlerën totale prej 12,900,000 lekë (80% e vlerës totale),

 

  • Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 82 inspektime (12.7% e totalit të inspektimeve) dhe vendosur 7 masa administrative “Gjobë” (13% e totalit të masave administrative “gjobë” të vendosura), me vlerën totale prej 750,000 lekë (4.7% e vlerës totale),

 

  • Nga Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ku janë kryer 59 inspektime (9% e totalit të inspektimeve) dhe janë vendosur 6 masa administrative “Gjobë” (11% e masave administrative “gjobë” të vendosura), me vlerën totale 810,000 lekë (5% e vlerës totale),

 

  • Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 36 inspektime (5.5% e totalit të inspektimeve) dhe janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” (3.7% e totalit të masave administrative të vendosura), me vlerën totale 1,000,000 lekë (6.2% vlerës totale),

 

  • Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 31 inspektime (4.8% e inspektimeve) dhe janë vendosur 5 masa administrative “gjobë” ( 9.3% e masave administrative gjobë të vendosura), me vlerë  500,000 lekë (3% e vlerës totale).

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.