MBARËVAJTJA E SEZONIT TURISTIK, AKU VIJON KONTROLLET NË DURRËS

Në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ka ushtruar kontroll në dy Operatorë të Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore.

  1. Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:
  • Nga verifikimi i kushteve higjeno-sanitare, rezultoi se ambjenti në të cilin ushtrohej aktivitetit i tregtimit ishte i pasistemuar.
  • Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në konatakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.
  • U konstatuan disa lloje produktesh të cilave u mungonte etiketa në gjuhën shqipe, kryesisht të tipologjisë (çokollata dhe biskota) si dhe produkte ushqimore që nuk dispononin etiketën përkatëse, për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.
  • Nga kontrolli i kryer në frigoriferët e OBU-së u evidentuan produkte ushqimore (pije freskuese), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi,
  2. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
  3. Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara dhe pa etiketën përkatëse me qëllim asgjësimin e tyre.

2. Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:

  • Librezat në lidhje me vërtetimin e gjëndjes shëndetësore të  punonjësve nuk disponoheshin,
  • Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.

Në raftet e OBU-së u konstatuan produkte ushqimore (salcë domate dhe majonezë), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
  2. Paralajmërim, pasi iu la detyrë sistemimi i ambjentit dhe produkteve ushqimore në kontakt me dyshemenë si dhe pajisja me libreza shëndetësore të punonjësve,
  3. Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara me qëllim asgjësimin e tyre.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.