AKU BLLOKON 193.23 KG PRODUKTE TË SKADUARA PËR ASGJESIM DHE GJOBIT ME 800,000 LEKË SUBJEKTIN

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me fokusin për të mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve vijon pandërprerë kontrollet tek Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, si dhe parandalimin e praktikave mashtruese që subjekte të ndyshme tentojnë të bëjnë.

Në vijim të një komunikimi në faqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga një subjekt me aktivitet “Market”, Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve), planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:

– 73 litra vaj ulliri me afat përdorimi dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),
– 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,
– produktet e tjera ishin: karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar…

Në total, u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje, megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.

Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipӫrisë”, trupa inspektuese vendosi masat administrative si më poshtë:

1. Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,
2. Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
3. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë.

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Në këtë rast risku ushqimor u menaxhua, por si ky rast (operatorë që tregtojnë produkte me afat pëdorimi të kaluar) mund të ketë edhe të tjerë. E nëse ka, ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tonë e duhen trajtuar sipas parashikimeve ligjore, siç u veprua në këtë rast.

Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëj vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 04225405

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.