AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT KUDO NË VEPRIM, KËTË HERË NË KORÇË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Në numrin e kontaktit të Aku-së (‭+355 4 225 6137‬) ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i Korçës, fshati Pojan.

Trupat inspektuese e DRAKU,Korçë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u konstatua, evidentua, dënua dhe ndërpre veprimtaria e kundërligjshme.

Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, shtetasi Zyfer Arifi u kap në flagrancë duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të dokumentacionit shoqërues- vulë dhe cerifikatë veterinare.

Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 200 000 lekë si dhe bllokim të produktit, 33.4 kg mish lope.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të stadardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.