AKU TAKIM ME SUBJEKTET EKSPORTUESE TË PRODUKTEVE TË PESHKIMIT NË KUADËR TË SIGURISË USHQIMORE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU takim me subjektet eksportuese të produkteve të peshkimit me fokus shkëmbim idesh në kuadër të sigurisë ushqimore gjatë sezonit veror.

Në takim u diskutuan problematikat e ndryshme që hasin këto subjekte, si edhe u trajtuan mënyra për të arritur zgjidhjen e tyre.
Gjatë diskutimit u njoftua se në vijim do të kryhet një aksion kontrolli mbi këto subjekte eksportuese të produkteve të peshkimit.
Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi i subjekteve përkatëse dhe asistimi i tyre, por nëse konstatohen shkelje do merren masat administrative sipas legjislacionit në fuqi.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.