AKU KONTROLL TREGJET NË TIRANË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregje, ka inspektuar tregun tek “zona e Freskut” në Tiranë ku u ka bllokuar 130 litra qumësht disa shitësve ambulantë që tregtonin qumësht me bidona plastikë dhe në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare.

Trupat inspektuese konstatun se produkti në fjalë tregtohej në mënyrë te paligjshme në automjetin jo frigoriferik me targa AA330NH dhe në një tjetër mjet me targa AA703MT tregtohej qumësht në kushte të papërshtatshme dhe pa miratimin e strukturave shtetërore.

Për sa më sipër, ndaj dy shtetasve u mor masë administrative me gjobë prej 100.000 lekë për secilin si dhe bllokimin e produktit ‘qumësht lope’ duke e nxjerrë jasht përdorimit.

Për shkak se tregtarët ishin tërësisht informalë, realizimi i inspektimit u realizua edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit. Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor. Siç bën me dije AKU, kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij.


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.