AKU TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E BAXHOVE TË QARKUT KUKËS

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Kukësit, ka zhvilluar takimin me përfaqësues të baxhove, në lidhje me  nismën e ndërmarrë nga AKU për sensiblizimin e operatorëve të prodhimit dhe përpunimit e qumështit në të gjithë vendin, mbi plotësimin e raportit të vetëkontrollit sipas standardeve që kërkon legjislacioni në fuqi. Në takim është theksuar rëndësia që këto baxho përpunuese të qumështit, duhet t’i kushtojnë vendndodhjes, kushteve të tyre, mjeteve të transportit, pajisjeve dhe makinerive që përdoren për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, dokumentacionit përkatës, certifikatës veterinare dhe analizave të produktit të qumësht. Të pranishëm përfaqësues të baxhove kanë evidentuar problemet që hasin në transportin e qumështit nga fermat në baxho deri në nxjerrjen e produktit përfundimtar në treg.

Përfaqësuesit e baxhove të qarkut janë njohur mbi mundësinë që mund të përfitojnë  nga Qeveria shqiptare nëpërmjet Agjencisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi skemat subvencionuese, megjithëse problem për ta mbetej kryesisht puna sezonale dhe problemet me pronësitë e certifikatave të pronësive të objekteve.

29/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme