SIGURIA USHQIMORE, AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT QARKU ELBASAN

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun e Elbasanit, ka zhvlluar takimin me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit . Gjatë takimit është theksuar rëndësia që ka plotësimi me përpikmëri i check listës, duker filluar që nga vendndodhja , planimetria , kushtet e transportit sipas kërkesave ligjore , plotësimi i kushteve higjieno-sanitare , materialet dhe pajisjet e punës , trajtimi dhe ruatja e lëndës së parë , si kushte kryesore për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit . Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenëtë verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.

Të pranishëm në takim ishte edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Bujqësisë Qarku Elbasan, i cili nënvizoi problematikat e certifikimit të lëndës së parë qumësht nga veterineret zyrtarë.. Një nga problermatikat e evidentuara nga operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të pranishmëm, kishte të bënte me cilësinë e lëndës së parë, pasi nuk njoftohen nga veterinerët zyrtarë për mjekimet dhe vaksinimet që duhet të kryhen në kafshët e prodhimit të qumështit . Mungesa e këtij informacioni , sipas tyre, në shumë raste e bën të papërshtatshëm qumështin për konsum human.. Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Elbasan janë informuar edhe për skemat mbështetëse që do të jepen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

26/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme