“Siguria ushqimore fillon me Ty”

AKU pranë konsumatorëve dhe bizneseve për ndërgjegjësim dhe informim

AKU merr pjesë për here të parë në panaire me stendat e saj!
Më datat 09-11 Mars 2018 AKU mori pjesë në dy panaire, përkatësisht:
– Panairi HORECA organizuar në bashkëpunim me Event Market shpk
– Panairi Food & Drink organizuar nga ExpoCity.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në thelbin e tij të punës ka ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e operatorëve të biznesit dhe garantimin e sigurisëushqimore për konsumatorët.
Veprimtaria administrative e institucionit, përfshirë edhe inspektimin, është konceptuar në funksion të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të aktorëve: operator biznesi dhe konsumator.

Edhe ligji i Inspektimit dikton këtë qasje, për shkelje ligjore të një rëndësie të vogël merret masa administrative “Paralajmërim” si dënim kryesor ndaj subjektit. Për sa më sipër AKU paralajmëron subjektet me qëllim mos lejmin e përshkallëzimit të shkeljeve ligjore që cenojnë rëndë sigurinë ushqimore.
Është konstatuar se masivisht bizneset nuk kanë njohuritë e duhura në çështjet e etiketimit (që ka lidhje të drejtpërdrejtë me informimin e konsumatorëve), për rrjedhojë veç sqarimeve shteruese me shkresë të dhjetëra bizneseve, janë njoftuar në rrugë elektronike qindra biznese (përmes edhe shoqatave të tyre përfaqësuese) për shkeljet më sistematike që ndodhin me qellim parandalimin e tyre.

Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë marrë masa për të pasur në kontroll disiplinimin e therjeve të kafshëve të gjalla dhe tregtimin e produktit mish
Për rrjedhojë janë informuar të gjitha thertoret dhe 1200 dyqanet e mishit në vend për standardet e protokollet veterinare që duhet ti zbatojnë, janë informuar për shkeljet sistematike të hasura por edhe është kërkuar raporti vetëkontrollit të tyre.
E njëjta procedurë është ndjekur edhe për subjektet e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.
Është përditësuar faqja zyrtare e AKU-së, shpërndarja e informacionit në rrjetet sociale, është rritur numri i korrespondencave shkresore apo me e-mail “kthim përgjigje ndaj subjekteve/konsumatorëve, sqarimin dhe pritjen e subjekteve prnë zyrave të AKU-së, kthim përgjigje ndaj çështjeve të parashtruara përmes platformës së bashkëqeverisjes etj.
Gjithashtu AKU ka marrë pjesë intensive dhe aktive në forume të ndryshme biznesi.
Në këtë kuadër ishte edhe iniciativa për here të parë që AKU të demonstrojë me stendat e saj edhe në panairet që u zhvilluan – pra që të vendosim e forcojmë një marrëdhënie me subjektet duke i informuar e ndërgjegjësuar ata si të vetmen rrugë suksesi për garantimin e Sigurisë Ushqimore. Edhe slogani i AKU-së në panair ishte “Siguria ushqimore fillon me Ty”.

AKU në ditët e zhvillimit të panaireve për tre ditë me radhë angazhoi ekspertët e saj më të mirë të veterinarisë dhe ushqimit, të cilët për orë të tëra mirëpritën vizitorë të shumtë përfaqësues biznesi, konsumator, profesionistë të fushës së sigurisë ushqimore e standardeve, ku u dhanë shpjegime për pyetje të ndryshme, u shpërndanë fletë palosje ndërgjegjësuese, u orientuan konsumatorët dhe bizneset që për çdo shqetësim apo pyetje të na kontaktojnë nëpërmjet e-mailit zyrtar të AKU-së info@aku.gov.al si dhe u morën në konsideratë sugjerimet në lidhje me përmirësimin e punës.

12/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme