AKU bllokon në Korçë 240 kg peshk që tregtohej në mënyrë të paligjshme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi ditën e shtunë në Korçë, 240 kilogramë peshk, i cili transportohej dhe tregtohej në mënyrë të paligjshme. Më 11 nëntor, në bazë të një denoncimit të mbërritur nga qyteti i Korçës, për mënyrën e tregtimit të peshkut që kapej në liqenet e Prespës (Postecit) nga banorët e kësaj zone, AKU ka nisur menjëherë grupet e inspektimit, të cilët kanë bllokuar një sasi peshku prej 240 kilogramësh. Peshku sillej me arka plastike, në autobusin e linjës Pustec-Korçë nga banorët e zonës, që e peshkonin në liqen, në kushte të papërshtatshme ruajtje e transporti. Ndërkohë, po këta indicidë, e tregtonin atë në Korçë, pranë stacionit të autobusëve, në trotuaret e qytetit, sërish në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme, në mënyrë të paligjshme.

Inspektorët e AKU, në bashkëpunim dme me Policinë Bashkiake dhe atë të Rendit bllokuan sasinë e peshkut dhe autobusin që e tranportonte ditën e shtunë nga Pusteci në Korçë.

Ndërkohë, AKU po mbanm në mbikqyrje autobusët e kësaj linjë, si dhe zonën ku ndalojnë, me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.

 

13 Nëntor, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.