SEZONI TURISTIK , DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKU-së , MASA TË SHTUARA PËR GARANTIMIN E SIGURISË USHQIMORE

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Dritan Sejko në një mbledhje me dymbëdhjetë drejtorët rajonalë të AKU-së, gjatë ditës së sotme, ka kërkuar masa të shtuara dhe gatishmëri nga të gjitha drejtoritë rajonale të AKU-së, për të  garantuar  me efikasitet sigurinë ushqimore, edhe për rrjedhojë të shtimit të madh të numrit të turistëve që po vizitojnë Shqipërinë nga veriu në jug të vendit.

Drejtoritë Rajonale të AKU-së , në zbatim të   kërkesave të urdhrit të Kryeministrit Nr.33, date 29.03.2017 “Për miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2017 dhe për krijimin e  Task Forcës se menaxhimit te sezonit turistik veror”,  dhe Urdhrit  të Drejtorit te Përgjithshëm të AKU-së, do të jenë në terren për të inspektuar të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët, prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si bare, restorante, fast-food-e, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi ushqimore.

Në situatën e dyfishimit të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë në krahasim me vitet paraardhëse, mbështetur edhe në Taks-Forcën e ngritur për menaxhimin e sezonit turistik veror Z. Sejko njoftoi edhe ngritjen e trupave inspektuese të AKU-së në akset kryesore të vendit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, aty edhe ku fluksi i turistëve është më i madh, për të qenë sa më pranë konsumatorit për t’i garantuar sigurinë ushqimore, duke paralajmëruar edhe tolerancë zero, për çdo operator biznesi që nuk plotëson kushtet e prodhimit, tregtimit dhe magazinimit të mallrave ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve shqiptarë që të denoncojnë pranë Portalit online “Inspektori Dixhital”, për çdo problem dhe shqetësim  që ka të bëjë me sigurinë ushqimore.

6 Korrik, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.